VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ECIN PËRTEJ TË SOTMES
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Shtunë, 09.13.2014, 03:57pm (GMT1)



Shumë poetë kanë thënë
Iku nëna ime
Kurse unë pohoj të kundërtën
Ajo erdhi
Nëpërmjet përtejmes

Kurrë nuk kuptuan poetët
Se nënat kurrë nuk vdesin
Andaj edhe
S'kanë se ku të ikin

Për çdo ditë
Ato përsëriten në natyrë
Lindin nga kokrrat e pluhurit
Si ngjyrat inkandeshente të diellit

Kryesore është
Që nënat të lindin nëna
Kur baballarë
Ecin vertikalisht deri te burimi

Kjo është jeta e barit
Kur zgjohen milingonat nga gjumi
Ecin përtej të sotmes
Përtej të nesërmes
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.