VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MATILDE, KU JE
Nga PABLO NERUDA

E Djelë, 09.14.2014, 09:19am (GMT1)



Matildë, ku je? Vështro, poshtë,
midis kravatës e zemrës, lart,
mes brinjëve trishtim i sigurtë:
se papritmas më mungoje ti.

Më duhet drita e energjisë tënde
e shoh ndërsa shpresën gëlltis,
zbrazësinë në shtëpinë pa ty,
ku mbeten veç dritare tragjike.

Në heshtje të plotë çatia dëgjon
si bien shirat e lashtë pa gjethe,
pende, të burgosur nga nata:

ashtu si shtëpia e vetmuar të pres
e ti do vish ta shohësh e të jetosh atje.
Tej kësaj bote dhembin dritaret e mia.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.