VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBI VALBONË MBI VITALINË
Nga FRAN UKCAMA

E Hënë, 09.15.2014, 08:57am (GMT1)

Mbi Valbonë, mbi Vitalinë,

Mbetë më ka shpirti im,

Ku takohen e përqafohen,

Aty unë digjem, shkokëlohem..

 

Shelgjet mbi ujin si loti,

Brigjeve dikur prej moti,

Nepër flluska e mbi valë,

Pas e ndoqa unë një njalë.

 

Ajo rrëshqiti dhe më ndriti,

Unë penguar, ajo s`priti,

Ajo iku ndër zgafella,

Unë trishtur kohës mbeta..

 

Mbaj mend buzë, gjoksin, fillin,

Aty bashkë e krehëm diellin,

Lidhëm bishtalecin hanës,

shtratit ambël n`mug të mbramjes.

 

Një mijë puthjet zo ku hupën,

Cili zog na ngatrroi udhën,

Tash baj luftë, grindem me fatin,

S` më len brënga ta gjëj fjalën

 

Mbi Valbonë, mbi Vitalinë,

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.