VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KATËR QELQE
Nga SINAN KËRPAÇI

E Hënë, 09.15.2014, 09:14am (GMT1)



Poet ishte edhe shoku që na pa
si dolëm nga "ai vendi"
para se të na shikonte
dhe vetë rruga,
shkroi poshtë fotos tonë
në facebook
se ne ishim katër
me fytyra të kuqura.

Katër ishim, katër fytyra:
katër të skuqura,
katër të bukura,
katër shumë të gëzuara
që u ndeshën te rruga
të përqafuara me një të pestë
lidhur me zinxhirin e asaj,
lidhur me zinxhirin 20 gradë
në katër qelqe, qelqe "prangë".

Njëzëri të pestit në rrugë i thamë:
ti nuk ishe mungesë.
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.