VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË KAM MAJ
Nga ARTUR VREKAJ

E Hënë, 09.15.2014, 10:25am (GMT1)


Si erdhi një zog
si të ishe ti,
në dritare?

Edhe qiellin shtrydhi
në një lot në sy
se të pa që qave,

nën-ë zë se nënat
kështu qajnë mërguar,
me zemrën lënduar.

Si shkoi ky zog prapë
edhe çau qiellit
renë që mbuloi Diellin?

Edhe qeshe ti,
se shpirti tu gëzua
me vështrim në mua?

Dhe më lave sytë
me një puthjevaltë
dhe me tënden dritë.

Të kam Maj në sy
të kam Maj në varg,
gjashtë orë Diell larg.

ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.