VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FATI
Nga JUAN RAMON JIMENEZ

E Mërkurë, 09.17.2014, 10:52am (GMT1)



 

Fati! Ç'pemë e padukshme dhe e paskaj
jep frutin tënd, të cilin shpirti
nganjëherë e vjel, të pjekur?

Cilat nga këto ide janë degët e tua,
cilat nga këtë ndjenja janë lulet e tua,
cilat nga këto këngë janë zogjtë e tu,
cilat nga këto buzëqeshje janë aromat e tua?

Çfarë i ushqen rrënjët e tua?
Në ç'mënyrë, prej nga, si
në këtë limon nga dritarja ime, ti hyn
në dhomën tonë më të brendshme
dhe e lulëzon, ëmbëlsisht, zemrën?
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.