VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR ISHA DIKUR
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Enjte, 09.18.2014, 11:33am (GMT1)





Kur shkruaja poezi
Nuk më kujtohet se ku isha
Dhe me besoni
Kurrsesi nuk mund të di
Se ku jam sot

Ato ditë të grisura
S'mund të qepen
Me një fjalë goje
Këmishët e mjegullave
I kanë humbur komçat

I frikohem gjilpërës
Ëndrrat zgjasin me qindra vjet
Sot nuk është koha e kalorësve
Që ta zgjojnë
Bretkosën e fjetur

Kur isha dikur diku
Siç jam edhe sot askurrkund
Nuk mund të di
Se çfarë ndodhi atë ditë
E çfarë do të ndodh sot
Me fluturat e djegura
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.