VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TI VJEN NGA VARFËRIA E SHTËPIVE TË JUGUT
Nga PABLO NERUDA

E Enjte, 09.18.2014, 11:38am (GMT1)



Ti vjen nga varfëria e shtëpive të Jugut,
nga vendet e ashpra me akull e tërmet
që kur zotat e tyre drejt vdekjes rrokullisen
nga balta mësimin e jetës ne na dhanë.

Kalth nga balta e zezë, një puthje, je
e qerpiçit të zi, dashuri, lulekuqe balte
pëllumbeshë muzgu që mbi rrugë fluturon
kuti thesari në të varfërën tonën fëmijëri.

Çupë, që zemrën tënde të varfër ruajte ti
këmbët e tua të varfëra nëpër gurë mësuar
goja jote që rrallë bukë pati e kënaqësi.

Nga Jugu i varfër je, nga ku shpirtin kam:
nga ai qiell ku nëna jote rroba lan
me nënën time. Ndaj të zgjodha ty, shoqja ime.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.