VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZEMRA E GJYSHES
(Gadi përnjëmend por edhe mahi)
Nga AGIM GASHI

E Premte, 09.19.2014, 03:12pm (GMT1)

 



I
Luli im o të pastë gjyshi,
A po shkon në barnatore?
Të mi marrësh disa ilaqe *
Ti kam shkrue në fletore.

Do të shkoj o gjyshi i dashur
Se të kamë gjysh më të mirë,
Më tregon tregime t´bukura,
Dhe e ke një zemër të dlirë.

Shko pra shko, se do t´qerasi,
Dhe që tani po të bëj be,
Kur të zgjohesh në mëngjes
Dhjetë euro n´vitrinë i ke.

Shkoi Luli e kreu punë,
Ja la ilaqet gjyshit te dera,
-Do ti marr nesër dhjetë euro
I qeshte ftyra si pranvera.

II
Kur na zbardhi e lumja ditë,
E këndoi gjeli mu në derë,
Po shkon Luli me i marrë paratë
I gëzuar shënd e verë.

Është afru te vitrina
Zgurdullon syt kur i pa,
Njëqind euro aty i gjeti
Të fikët gadi Lulit i ra.

Ka bertitë me të madhe,
-Gjysh, o gjysh paske gabu,
Në vend të dhjetë eurove
Njëqind mi paske lënë mu.

Jo o Luli, ti nipi im,
Qofsh i lumtur nëpër mote,
Nëntdhjet euro me gjithë zemër
Të qerasi sot gjyshja jote!

I çuditur  mbeti Luli
Me habi po e pyet mendjen;
Athua vallë po kush ja zbuti
Gjyshes sime aq shumë mendjen.

*viagra

18.09.2014
Düren

AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.