VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË PATHËNAT....
Nga DRITA LUSHI

E Shtunë, 09.20.2014, 07:57am (GMT1)




I dashur!
Kemi lënë shumë fjalë pa thënë,
e jemi dashur qetë unë dhe ti;
Unë hesht gjithnjë kur zemërohem
E ngazëllimin çel si maj, në dashuri!

Papritur, nis e flas e them gjithë të pathënat
Të pëshpëris,
Dhjetë
Njëqind,
Njëmijë...
Ti, me sy arrin të futesh brenda meje
E buzët mi ndal veç me një vështrim...

Pastaj nis edhe betohesh
"Ti je e vetmja histori e dashurisë"!
kur Unë dyshuese të shoh në sy...
Ti shpejt e shpejt ca flokë me shpupuris.

Unë rregulloj balluket ballit,
E fjala në buzë më vjen vetiu;
"Unë historia jote e dashurisë?
Ti je dashuria që po shkruaj në timen histori.."

" Prit... mos u lumturo kaq shumë...
Sepse, di të jem dhe djall kur duhet,
e jo veç ëngjëll unë..."

- Në rregull?
DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.