VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR HËNA DEL PËRMBI KËLCYRË
Nga ARTUR VREKAJ

E Shtunë, 09.20.2014, 08:09pm (GMT1)


Çative pëllumbat e egër
vdesin për dashuri,
Çiftohen dhe në shtrat të erës
edhe kur s'ka njeri.

Shpellës porsi në Karaibe
radhiten pëllumbeshat,
kujtohen djemtë Trebeshine
numërojnë virgjëreshat.

Kur Hëna del përmbi Këlcyrë
te çezma djemtë erren,
çupat bëjnë sinjal me dritë
dashurisht të rrëmbehen ...

se shohin pëllumbat e egër
nga puthjet zbukuruar,
dhe dashurinë gjer natën tjetër
njëherë s'e kanë vonuar.
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.