VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË GJETHIN E VJESHTËS...
Nga SEJDI BERISHA

E Hënë, 09.22.2014, 10:04am (GMT1)



Në lulishten e parkut vjetër
Në atë ulësen mbushur lëmyshk
E plot gjethe që i frikësohen erës
Loti të rri sipër buzëve
E të pluskon si re shiu

Ndërsa
Nganjëherë retë
Zbresin në tokë
E bisedojnë me mua
Për shiun e radhës
E mua me krisë mendja
Reve u them:
A mund të shkruani poezi
A i këndoni këngë dikujt ndonjëherë
Ose a shkruani
Në gjethin e vjeshtës
Në faqen e fundit të kësaj stine
A shkruani ndonjë varg
Për stinën e pranverës
Ose për mbretin e heshtjes
Të cilin
Jam i sigurt
Askush nuk e njeh

Nëse nuk e njihni
Këtë njeri rrëfim jete
Ngjituni lartë në qiell
Dhe i lutni retë të sjellin shi
Se me to
Do të ujitet toka e çerept
Zëri do freskohet
Për të kënduar këngë të reja
Ama
Këngën e vjetër mos e harroni
Se aty
Zogjtë e kujtimeve e kanë çerdhen
Edhe lejlekët me krahë udhëtimi
Shndërruar në shikim
I cili gjithnjë rri
Nën qepallat e përlotura
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.