VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROFILI IM
Nga ERIOLA MARGJEKA

E Martë, 09.23.2014, 08:16am (GMT1)


 
     Studentja poete, Eriola Margjeka
                                                                                                 
 
Ja diku në imazh,
Një portret perfytyroj.
Një buzeqeshje në të qarë,
Në lotë zeri ngasheroj.

Ai lot në sytë e qeshur,
çdo nishan ja zbukuron,
Buzë-kuqes dhimbjen fshehur,
Me vite, vite ja shëron.

Tashmë lehtë e dehur,
Sikur thellë diçka mendon:
"Ah, kjo lumturi dehëse
harmoni se ç'po më dhuron!"

E ç'i duhet i plot imazhi,
Kur bishti i syrit i mjafton,
Te shprehë ate buzeqeshje
Të Sajen..., pergjithmonë.

 ...!
Eh, me mire s'po flas  fare,
(e ç'më duhen fjalë të kota),
Ne kete fotografi të vjeter,
 Sikur perterihet krejt Bota!
            ------------------
-Per VOAL,ch, nga Shengjini, 23 Shtator 2014-

ERIOLA MARGJEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.