VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JAM NË VAZHDIM
Nga SINAN KËRPAÇI

E Mërkurë, 09.24.2014, 08:18am (GMT1)



Me moshën gjysmëshekull
ndez sirena,
dal i flas adoleshencës sime,
kodër më kodër tund një zile
e balluken lart në yje.
Kush e dëgjon e njeh:
është zilja ime ajo që bie.

Me adoleshencën e në vazhdim
Jam një që lëviz e lëviz
nëpër yjet e qiellit tim,
jam dorë që e bën të fëshfërijë
një fustan që dua unë
dhe zbulon dy gjunjë.

Dy gjunjë që më ulin në gjunjë!
Jam unë ai - Juga që fryn
17 vjeç e në vazhdim
asaj e kësaj ane
balluketundur si gjithnjë
edhe me kokën tullace.
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.