VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRGJIGJET
Nga MARK STRAND

E Mërkurë, 09.24.2014, 02:55pm (GMT1)



Pse udhëtove?
Sepse shtëpia nuk më jepte ngrohtësi.
Po ti pse udhëtove?
Sepse këtë kam bërë gjithmonë natën në kohën
midis perëndimit dhe lindjes.
Çfarë veshe?
Vesha një kostum blu, një këmishë të bardhë ,
gravatë dhe çorape të verdha.
Po ti çfarë veshe?
Asgjë . Një shall dhimbjeje më mbajti ngrohtë .
Me kë fjete?
Çdo natë i ndërrova femrat.
Po ti me kë fjete?
Vetëm. Gjithmonë kam fjetur vetëm.
Pse më gënjeve?
Gjithnjë mendova se të thashë të vërtetën.
Po ti pse më gënjeve?
Sepse e vërteta të gënjen si asgjë tjetër dhe unë e dua
të vërtetën.
Pse po ikën?
Sepse asgjë nuk ka më domethënie për mua.
Po ti pse po ikën?
Nuk e di. S`e kam ditur kurrë .
Sa kohë do t`u pres?
Mos më prit. Unë jam i lodhur dhe dua të shtrihem.
Po ti a je i lodhur dhe dëshiron të shtrihesh?
Po jam i lodhur dhe dua të shtrihem.
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.