VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZEMRËN E KAM NË MALËSI
(Titulli ne origjinal: “My Heart`s In The Highlands”)
Nga ROBERT BURNS

E Mërkurë, 09.24.2014, 02:57pm (GMT1)



Zemrën e kam në male, s`ka si ta kem këtu,
Zemrën e kam në male kudo që vete, ku.
Ndjek drerin e egër, kaprollit i shkoj pas,
Zemra ime është atje, me malet flas.

Lamtumirë Malësi, lamtumirë ti Veriu atje,
Vendlindje e trimërisë sa e çmuar më je!
Kudo që ndodhem, thellë do gjeni tek unë
Malësinë, Veriun që i dua kaq shumë.

Lamtumirë, o ju male mbuluar me dëborë,
Lamtumirë lugina gjelbëroshe, lëndina me kurorë,
Lamtumirë pyll, drurë të kërrusur në erë,
Lamtumirë përrenj dhe lumenj me poterrë.

Zemrën e kam në male, s`ka si ta kem këtu,
Zemrën e kam në male kudo që vete, ku.
Ndjek drerin e egër, kaprollit i shkoj pas,
Zemra ime është atje, me malet flas.

Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.