VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PO PO, KA NJERËZ!
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Premte, 09.26.2014, 06:59am (GMT1)



...!
Po po,
ka jo pak njerëz
(nga të dyja gjinitë)
që e duan (vetem) në ëndërr dashurinë.

Kaq të paditur(a) janë
sa kur e shikojnë përballë
tremben të shastisur(a)
sikur... marrin arratinë!

Çudi !!

Mbase
(më shumë se të tjerët)
ne (gjoks-rrahurit) poetët
trembem nga e vërteta

E quajmë dashuri
idealen
që zhgarravisim neper letra!!

E,
(që të mos perifrazoj Askënd),
me sa duket ...,
NE,
(jo veç letra-nxirësit)
e duam jetë-vdekjen
si ADOLOSHENTË!

Fjala e Lirë
Nuk pranon zullum:
-Shoh të tjerët te Vetja,
Te të tjerët jam (dhe) Unë.
               ./.

-Albani, Vjeshtë e Parë, 2014-

(Botohet per herë të parë, në VOAL.ch, 26 Shtator 2014)


ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.