VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JE E BUKUR SIÇ ËSHTË E BUKUR LËNDINA
Nga JUAN RAMON JIMENEZ

E Premte, 09.26.2014, 02:44pm (GMT1)



Je e bukur siç
është e bukur lëndina e njomë matanë ylberit
në mesditën e heshtur të ujit dhe diellit,
si kaçurelat e pranverës
në diellin e agimit,
tërshëra në mbarim të stinës së pjekjes
kundër diellit perëndues të verës,
si sytë e tu të jeshiltë dhe e qeshura ime bojëgjake,
Zemra ime e thellë dhe regëtima dashurore e saj.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.