VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GËNJEJNË ATA QË MENDOJNË SE HËNËN HUMBA UNË
Nga PABLO NERUDA

E Premte, 09.26.2014, 03:03pm (GMT1)



Gënjejnë ata që thonë se hënën humba unë,
ata që paralajmëruan ardhjen time nga rëra
shumë morën nëpër gojë me gjuhët e ftohta:
ata që rreken lulen e gjithësisë të pengojnë.

S'do këndojë më qelibari kryengritës
i sirenës, "kur njerëz s'ka"
E do përtypin ata letrat e tyre pambarim
harresën sikur mbrojnë nga kitara ime.

Atyre u hedh në sy shigjetat që verbojnë
të dashurisë që zemrat gozhdoi ty dhe mua,
mëtoi jaseminin që tëndet gjurmë lënë pas

në natën pa dritë nën qepallat e tua humbas
e kur më mbështjell qartësia
unë lind përsëri, zot i hijes sime.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.