VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DEGA E VJEDHUR
Nga PABLO NERUDA

E Shtunë, 09.27.2014, 02:07pm (GMT1)



Në natë do hymë
të vjedhim
një degë me lule.

Murin do kalojmë,
netëve në kopshtin e huaj,
e hijeve në hije.

Edhe pse dimër s'qe,
molla u duk se
papritmas u kthye
në një ujvarë yjesh erëmirë.

Në natë do hymë
në drithmën e qiellit të saj,
e duart e tua të vogla e timet
yjet do vjedhin pastaj.

E fshehurazi,
në shtëpinë tonë,
në natë e errësirë,
me hapat e tua do hyjë
hap-heshtura erëmirë
e me këmbët plot yje
trup i dlirë i pranverës.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.