KOLOMBI I RI Nga FRIEDRICH NIETZSCHE
E Shtunë, 09.27.2014, 09:03pm (GMT+1)
Mike! - tha Kolombi - kurrë Mos beso tek një gjenovez! Përherë në kaltërsi ai sytë i ngulë - Atë gjithnjë largësia e magjeps!
Unë e çmoj më shumë gjënë e huaj! Sa është, sa nuk është Gjenova - Zemër, bëhu gur! Mbajeni timonin duar! Përpara vetëm det - po toka? - po toka?
Qëndrojmë ne në këmbë drejt! Kurrë nuk kthehemi dot pas! Shohim përpara: prej larg na përshëndet Një vdekje, një lavdi, një fat
Der neue Columbus
Friedrich Nietzsche
Freundin! - sprach Columbus - traue keinem Genueser mehr! Immer starrt er in das Blaue - Fernstes lockt ihn allzusehr!
Fremdestes ist nun mir teuer! Genua, das sank, das schwand - Herz, bleib kalt! Hand, halt das Steuer! Vor mir Meer - und Land? - und Land? ---
Stehen fest wir auf den Füßen! Nimmer können wir zurück! Schaun hinaus: von fernher grüßen Uns Ein Tod, Ein Ruhm, Ein Glück!
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|