VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KOLOMBI I RI Nga FRIEDRICH NIETZSCHE E Shtunë, 09.27.2014, 09:03pm (GMT1) Mike! - tha Kolombi - kurrë Mos beso tek një gjenovez! Përherë në kaltërsi ai sytë i ngulë - Atë gjithnjë largësia e magjeps! Unë e çmoj më shumë gjënë e huaj! Sa është, sa nuk është Gjenova - Zemër, bëhu gur! Mbajeni timonin duar! Përpara vetëm det - po toka? - po toka? Qëndrojmë ne në këmbë drejt! Kurrë nuk kthehemi dot pas! Shohim përpara: prej larg na përshëndet Një vdekje, një lavdi, një fat Der neue Columbus Friedrich Nietzsche Freundin! - sprach Columbus - traue keinem Genueser mehr! Immer starrt er in das Blaue - Fernstes lockt ihn allzusehr! Fremdestes ist nun mir teuer! Genua, das sank, das schwand - Herz, bleib kalt! Hand, halt das Steuer! Vor mir Meer - und Land? - und Land? --- Stehen fest wir auf den Füßen! Nimmer können wir zurück! Schaun hinaus: von fernher grüßen Uns Ein Tod, Ein Ruhm, Ein Glück! Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |