VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇFARË DO TË THOTË BASHKËSHORTJA?!
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 09.28.2014, 09:40am (GMT1)



Mëngjesi sot m`u duk se më erdhi i bukur
me një diellrënie të lirë, qiellore mbi supe,
dreka u ngrit mbi shpatulla mëngjesi lart
dhe për nga darka të dy bëmë tutje
sa unë besova andej nga funddita
se vërtet jam njeriu që atë e shëtita.

Jam njeriu që eca nëpër të sotme, ai me fat,
të shikojmë çdo të thotë bashkëshortja pas darke
kur tre kulmimet e ditës sime t`i ketë në shtrat.

Kam një parandjenjë që nuk do jetë lutje,
jo, ajo nuk do më thotë si dje "pak më tutje",
unë do lë të flasë mëngjesi, dreka, darka,
të shkrihen të trija në një sa të bëhen puthje
të nxehta dhe afatgjata...
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.