VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MBI KUFOMËN E DITËS Nga ADEM ZAPLLUZHA E Hënë, 09.29.2014, 09:17am (GMT1) Nëpër çatitë e qytetit Mbrëmë qante qielli Lot zogjsh Shkonin rrëke ullukëve të kujtesës Kush e vrau hënën Cii plumb verboi dritën Në manaferrat e djegura U kallën këngët Asnjë luleshpatë Nuk lulëzoi në brigjet e lumit Nën hijet e bardha të lisave Likenet mëkojnë ditën e plagosur Pak si tepër ishte vonuar stina Mbi kufomën e etjes U dëgjuan krakëllimat e heshtjeve Kur serenatat u fundosën Në gjumin e mjegullave ADEM ZAPLLUZHA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |