DY TRUPA Nga OCTAVIO PAZ (1914-1998)
E Mërkurë, 10.01.2014, 12:27pm (GMT+1)
Dy trupa ballë për ballë nganjëherë janë dy dallgë dhe nata është një oqean.
Dy trupa ballë për ballë nganjëherë janë gurë dhe nata një shkretëtirë.
Dy trupa ballë për ballë Nganjëherë janë dy rrënjë të kapërthyera nëpër natë
Dy trupa ballë për ballë nganjëherë janë dy thika dhe nata shkrepëtimë.
Dy trupa ballë përballë Janë dy yje që bien në një qiell të zbrazët. ------------------------- Two Bodies
Two bodies face to face Are at times two waves And the night is an ocean.
Two bodies face to face Are sometimes two stones And the night a desert.
Two bodies face to face Are at times two roots laced into the night.
Two bodies face to face Are sometimes two knives And night strikes sparks.
Two bodies face to face Are two stars falling In an empty sky.
Përktheu: LAZËR STANI
|