VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BUKOVSKI DUKE QARË
Nga SINAN KËRPAÇI

E Premte, 10.03.2014, 04:40pm (GMT1)


Kam parë Bukovskin duke qarë për një femër
me shishen e birrës në dorë.
Fatkeqësisht e pa edhe gruaja ime
që tha se e kishte nga pija,
e pa edhe një tjetër pa lidhje me lotin.
Vetëm unë e pashë si qante Bukovskin!

Zëri i vinte i thellë, i dridhur zëri,
sikur shembeshin themelet e planetit Tokë.
Dorën e mbante te shishja e zbrazur, jo në kokë,
te shishja që u zbraz si një zbrazje arme,
si një kobure që nuk vrau njeri tjetër,
që bëri vetëvrasje.

Sa pashë Bukovskin duke qarë me dridhje
për një që s`kishte vdekur
vendosa për të gjallat e mia mos të qaj më,
sa pashë duke qarë Poetin
me pikën e lotit, me atë pikë:
fjalët i fliste në gjuhë të huaj,
të qarët si unë - në shqip.

SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.