VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TAKIMI I DY DUARVE
Nga JUAN RAMON JIMENEZ

E Shtunë, 10.04.2014, 08:51am (GMT1)



 

Takimi i dy duarve
në kërkim të yjeve,
natën!

Me çfarë trysnie të pamasë
ndihen pafajësitë e pavdekshme!

Të ëmbla, ato të dyja harrojnë
kërkimin e tyre të pareshtur,
dhe takojnë, një çast,
në qarkun e tyre të mbyllur,
atë që kërkonin kur nuk ishin bashkë.

Prehje dashurie,
sa e paskaj aq dhe e pamundur!

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.