VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETMI
Nga ERIOLA MARGJEKA

E Hënë, 10.06.2014, 09:29am (GMT1)



Me zhurmen e valëve të detit, rri mendoj
Në kujtime, në jeten time pluskoj.
Ndihem pak e semurë,
e lodhur, pa fuqi,
Nje gjendje boshe më fal vetmi.
Detin shoh me mister,
nga kjo vetmi dhe ai me fal tmerr.
Ul koken e nis te largohem,
e di se po t"˜rri me shume vetem,
do frikesohem...
Them neser, nje dite e re do vij,
kesaj vetmie do i fali risi,
por me kot...
E nesermja u bë prap sot.

Shmangem nga shumë mendime,
(Se s'kam nga t'ja mbaj),
Bashkjetoj me vetminë time ,  
Edhe kur qeshi... edhe kur qajë!
         ----------------

-Per VOAL,ch, nga Shengjini, Tetor 2014-
ERIOLA MARGJEKA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.