VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË DIELLI RI
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Hënë, 10.06.2014, 09:32am (GMT1)




Do të hyjë në legjendën e gurit
Qepallat në këtë natë
Nuk lotojnë
Cifla mermerësh

Ky ajër i dendur
Peshon si plumbi i hirtë
Mbi krahët e fluturave
Nuk kanë vend mjegullat e zeza

Ikën edhe korbat e fundit
Një diell i ri mbi qiellin e atdheut
Sfondi ngjyrë blu
I kalëron vetëtimat
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.