VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MANTELI MË I BUKUR NË BOTË
Nga THANI NAQO

E Martë, 10.07.2014, 02:41pm (GMT1)



S'përgjova diellin kur u fsheh pas malit,
Muzgu grizon pyllin e me nxit për rrugë.
Si fshatar i rregjur gjej rrugën e fshatit,
Mar rrjedhën e lumit mbi zhavore e gurë.

Pllaq-plluq, pllaq-plluq, mes lumit ndal,
Kur do t'ia dëgjoj sërish zërin fërfërimës?!
Zemra malluar në guaskë metal,
Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...

Ky çast, pa shpresë, gjumi më i gjatë,
Klithma e mëllenjës nga hutimi më shkund!
Shoh muzgun e mbrëmjes që zbret mbi fshat,
Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!

2007-2014
THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.