VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VARFËRIA
Nga PABLO NERUDA

E Mërkurë, 10.08.2014, 11:22am (GMT1)



Ah nuk do,
të frikson
varfëria,
nuk do
të shkosh në treg këpucëgrisur
e me rroba të vjetra të kthehesh.

Dashuri, s'dashurojmë dot,
si ata që kanë pasuri,
varfëri. Ne me këto duar
do të të shkulim si dhëmbin e prishur
që deri tani zemrën e njeriut ka kafshuar.

Por nuk dua
ta kesh frikë.
Nëse për fajin tim vjen tek ti,
nëse varfëria tej flak
këpucet e tua prej ari,
qeshjen tënde, bukën e jetës sime, kurrsesi.
Nëse qiranë nuk e paguan dot
nga puna dil me hap krenar,
mendo, e dashur, që unë ty të shoh
e bashkë jemi ne pasuria më e madhe
që deri sot bota ka parë.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.