VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRITJA, ZOT, ZANAT KOSOVËS!
Nga MUSTAFË RUGOVA

E Premte, 10.10.2014, 07:46am (GMT1)


Se ç'mjane tekë k'to zana t'malit
Po m'çojne fjale në pike t'sabahit
(Nga nje here rrethit akshamit)
Dil o djalë në fushe t'mejdanit.

Tash sa kohe  e qe shume vjet
Rralle me ndodh mos me i zatetë
Tan tuj m'thane e tuj m'çu fjale
 Her mas shpine e  her perballe.
 
Kah nii here po me shkon mendja
Mos me dalë (a rrihet mbrenda?)
Veç kur ndalna e pleqnoj punen
Hiç nuk ban per me thye rrugen!
 
Qysh po m'doket edhe k'to vet
se nuk trembem e kane marre vesh
Jo per zotin se kan ndermend
Me ba leqe as per me u tremb.
...!
Edhe diçka po due me u thanë
Mbylle gojen kur rrin me i'Zanë
aq shume zoti i ka dhane hijeshi
Asht shume pak me i thane PERRI.
 
Tash..., me kaq po dua me lane
Lum ai i "˜lumi që rrine me Zanë!
Nje mbrapshtan, djal i Rugoves:
-Rritja Zot,... zanat Kosoves!
              -----------
-Per VOAL.ch - Tetor 2014-

 

MUSTAFË RUGOVA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.