VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ENIGMA E MADHE
Nga THANI NAQO

E Premte, 10.10.2014, 08:23am (GMT1)


Ç'prill marroz bën në Alaskë!
Bardhësi vrastare në shtrat të florinjtë.
Trupin e akulluar m-a ndez një kuqalashkë,
Hi i verdhë mbulon thëngjijtë...

I lodhur, mërdhirë, mbështjellë me lëkurë,
Londoni inatçor më shkul veshin e, thërret fort:
-Ëndërra me flori pashë edhe unë,
Një shekull iku e nuk zgjohem dot!

Plasaritur qielli, Yjet cifluar,
Kasht' e Kumtrit mullar mbi Dauson.
Habitem:
"Kaq larg, o Thani, ç'dreqin ke kërkuar?!"
Hëna anemike mbi mua mërmëron....

2007- 2014


THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.