VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KISHTE IKUR EDHE ZOTI
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Shtunë, 10.11.2014, 04:03pm (GMT1)



Ishte koha
Kur dita i këputi dizgjinët
Në udhët pa shteg
Qante kali im i zi

Kur dolëm tej rrahut
Shelgjishtrat e kuqe u thanë
Në sytë e të verbëtit
Mbyteshin disa lloje detesh

Ura e gurit mbi Lumëbardhë
Me xhelozi e ruante krenarinë
Kishin ikur në harresë
Pelegrinët endacakë

Me qindra vjet
Fshiheshin kambanat
Veladonët s'dukeshin askund
Kur qante toka e bekuar
ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.