VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUMTURIA
Nga CARL SANDBURG

E Djelë, 10.12.2014, 05:12pm (GMT1)


PYETA profesorët që na mësojnë kuptimin e jetës
se çfarë eshtë lumturia.
Po kështu pyeta edhe njerëz të famshëm
që drejtojnë punën e mijëra të tjerëve.
Të gjithë tundën kokat dhe më dhanë një buzëqeshje
ironike sikur doja të tallesha me ta.
Atëherë një të dielë mbasdite mora rrugën
përgjatë lumit Despleinis ku pashë një grup ciganësh
nën hijen e pemëve: burra, gra, fëmijë,
një fuçi dengëza me birrë
dhe një fizarmonikë.

Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.