VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POETI
Nga SINAN KËRPAÇI

E Hënë, 10.13.2014, 02:28pm (GMT1)



Poeti
fliste shumë
me dy të gjallë:
me Malin e Thatë
dhe me Liqenin.
Kur kishte inat
me shtetin,
pa e mbajtur
për zinxhiri,
dilte shëtitje
me qenin,

me Cucin
pa litar
në gushë,
dhe ai vetë
si Lasgush.
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.