VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

…DHE PRAPË TË DUA
Nga DRITA LUSHI

E Hënë, 10.13.2014, 02:37pm (GMT1)




S'e përqafova asnjëherë,
...dhe e desha
S'e putha kurrë,
...dhe e desha
kurrë s'i thashë që e doja
...dhe e desha

Ai më donte gjithashtu njësoj;
veç me sy;
pa fjalë,
pa përqafime,
pa  puthje...


Për gjith' fjalët që s'ia thashë
...më shumë më donte.

Për gjith' përqafimet,
 e puthjet e padhëna,
e desha më shumë...


...dhe prapë e dua.


@ Drita Lushi.
tetor, 2014

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.