VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

“PËR FLAMUR!”
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 10.18.2014, 09:12am (GMT1)



Sot beja ime do të jetë: "Për Flamur!"

Në kubenë e qiellit tim do të jem shtizë,
nëpër rrugë do të lëviz kuq e zi,
do jem qëndizma në sepet,
i pavarur
me shpalosje 100 vjet.

Kur më shihni majë kalit
vij me një trok nga shumë larg:
dhe e kuqja, dhe e zeza janë plagë.

Dhe e kuqja, dhe e zeza janë Drin:
Drin i Bardhë, Drin i Zi
më lidhen nyjë te dora
të ndaloj ku shfaqet deti,
të thërras: "Vlora, Vlora!"

Do shpalosem kuq e zi nëpër rrugë
me një be që do të jetë:
"Për Flamur!"
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.