VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TI JE GJITHMONË MES NESH*
(poezi jubilare) In memoriam, Riza Lahit
Nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 10.18.2014, 09:16am (GMT1)


Ti je gjithmonë mes nesh,
O i bukuri, RIZA LAHI!
Në se sot e shkruaj këtë vjershë,
Më dhëmb shpirti, më dhëmb xhani.
Jam i tëri mbushur dhimbje
Se ti ike krejt papritur
Kam një pyetje pa përgjigje:
- Pse të gjithë jemi goditur?!
Ikja jote- tramundanë
Na goditi mu në shpirt?
Kush nga ne harrron Rizanë?
Si ai, kish altruist?!
Veç ai qe shend e verë
Sa humor! Ç'hokatar!
E kujtoj me shpirtin vrer
Nesër do ta shoh të gjallë !!!
Nesër- mbrëmja jubilare
Salla plot miq dhe shokë
A mund t'i mungoj asaj salle
Riza Lahi në bashodë?
Për atë enkas do mblidhemi
Se për të na ka marrë malli
Në se doni që ta "shihni"
Aty gjallë do jetë Riza Lahi.
Tërë jetës përmbi libra
(vet i shkroi tridhjetë e pesë)
Nëpër libra përzë dimra
Nëpër libra: gaz e shpresë.
Gaz e shpresë qe mbushur vet
Gaz, humor në tavolinë
Mbeti veç mbi biçikletë
E përbuzte pasurinë.
Pati një shpirt prej kurbati
Mes kurbatëve kish "limer"
Riza Lahi qe shpirtmjalti
Për kë vallë nuk u bë diell?
Mu atje, tek ministria,
Bëhet mbrëmja si homazh
Për ty Riza Lahi- BUKURIA
Kushdo do lërë një mesazh.
Unë e thashë fjalën time
Me sa munda, miku im!
Zemra-copë e thërrime
Falma lotin që më shkim...

* e kam shkruar enkas për mbrëmjen jubilare që organizohet nesër më 16 tetor në një nga sallat e Ministrisë së Kulturës.

Tiranë, 15 tetor 2014

PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.