VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOGJETARËT
Nga ADEM ZAPLLUZHA

E Hënë, 10.20.2014, 09:09am (GMT1)




Nëpër rrugët e qytetit
Enden kronikët sy lëbyr
Imazhe trishtimi
Mes këtyre flamujve

Diku ngre kokë dykrenori
Diku gjysmëhëna
I lëpin tjegullat e ciganëve
Diku ajri i ndotur
I përjeton shtërzimet e frymëmarrjes

Gjysmëhëna dhe kryqi komplotojnë
Kjo natë e thikave
Nuk e ndalë gjëmën
As të foshnjave
Që luten me duar kah qielli

Në eter
Përpëlitet shpendi i shenjtë
Nata e gatshme për fluturim
Mbi një muranë të lashtë
Qëndrojnë sogjetarët 

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.