VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR ÇDO DITË MATILDA
Nga PABLO NERUDA

E Premte, 10.24.2014, 11:04am (GMT1)


Sot është për ty: e gjatë je
sa trupi i Kilit, e brishtë
si lulja anise,
që në çdo degë ruan dëshminë
e pranverave tona që s'harrohen dot:
Ç'ditë është sot? Dita jote.
E nesër është dje, s'ka ndodhur ende,
asnjë ditë nuk që nga duart e tua:
diellin, tokën, vjollcat ruan në gji,
në hijen tënde të vogël kur fle.
E kështu çdo mëngjes
jetën ma fal ti.

Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.