TI ENDE S'E DI AS MUND TA DISH Nga QAZIM D. SHEHU
E Premte, 10.24.2014, 11:12am (GMT+1)
Ti ende s`e di ,as mund ta dish, Çfarë heshturazi brenda teje vibron, Kur çapitesh në një shteg lajthish, Poshtë bregut kur përroi mërmëron. Si hidhet drejt teje cope- copë, Dielli, prerë nga krahët e pemëve, Dhe hijet lëshohen flokë, flokë, Me një një shushuritje të dehur. Sa bën të kapërcesh atë shteg, Të dalësh në përvojën pa pemë, Vë re se dielli më s`të ndjek, Në bukë lajthishë ngjyrë verdhëremë, Zemrën tënde aty pjek...
QAZIM D. SHEHU
|