VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - I DBUEMINga GJERGJ FISHTA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
I DBUEMI
Nga GJERGJ FISHTA

E Premte, 10.24.2014, 11:16am (GMT+1)


Lamtumirë! - vendet e mija,
Qe, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell,qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t'veta...
Lamtumirë!atdhe i bekue!
Lamtumirë!Për sa tjet jeta!
Nesër nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m'da!
E por n'pvetsha ret' mizore,
e por n'pvetsha zogjt e detit;
Se peër ty,moj tokë arbnore,
S'ka me m'folë ma mue t'shkretit...
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa,e tjera dete:
Kam me ndie,po,tjera valle,
Tjera gjuhë,n'tjera qytete;
Vendin tem,por s'kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin,posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m'shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin'per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë,ulkojnë moter,
Kam me pasë,ehu !tigren nanë...
Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m'kja,kush edi,ndo'i dite,
Dersa motka,dekun mallit,
Kot ndo'i herë mue ka me m'pritë
Ka me i njehë, po , krushqit,e mjera,
Me i pru nanës n'shpi nji re:
Por i vllaj,kushdi,m'atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S'ka me kenë,jo dheu i t'parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n'gjuhë t'shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s'dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris'!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s'kam me u harrue,
Kahdo t'm'jet gjykue me u endë:
Dersa t'muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë...
Por,oh vaj!Malet e mija,
qe,po zhduken dalë-kadalë:
Gjimon deti,ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë,pra,bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë,ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr'e!
Lamtumirë,ju fusha t'gjana,
Ju livadhe,ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t'parvet,
Ku ma s'parit m'agoi drita
E ku strehë u dhanÇè shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë,carani m'votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë!ti nanë e moter!
Lamtumirë,për sa t'jet jeta!...
O shtektar,m'nji nji vorr të ri.
N'has ndo'i herë ti tue ndjekë shtekun,
T'çilun n'ranë ndo'i shkreti,
Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit,t'kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E,nemose,ti për mue
Lutju Hyjt' për shka t'kem fye.

GJERGJ FISHTA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TI ENDE S'E DI AS MUND TA DISHNga QAZIM D. SHEHU (10.24.2014)
PËR ÇDO DITË MATILDANga PABLO NERUDA (10.24.2014)
UNIVERSINga JUAN RAMON JIMENEZ (10.23.2014)
KËSAJ NATE ME HËNË TË VJESHTËSNga DRITËRO AGOLLI (10.23.2014)
NË ANËN TJETËR TË DIELLITNga RRUSTEM GECI (10.22.2014)
Në stinen e gështenjave “U RRITSHI: -SI GËSHTENJAT E GRISË! “Nga ZEQIR LUSHAJ (10.22.2014)
SOGJETARËTNga ADEM ZAPLLUZHA (10.20.2014)
SHOQATËS HUMANITARE 'HASI' ME SELI NË ZVICËRNga RAMË SMAJLAJ (10.19.2014)
TRE ARKIVOLE, PËR NË SHQIPËRI!?...( Kushtuar Anita Bitrit, në 10-vjetorin e vdekjes )Nga DILA GECAJ (10.19.2014)
TI JE GJITHMONË MES NESH*(poezi jubilare) In memoriam, Riza Lahit Nga PËRPARIM HYSI (10.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]