VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SI NJË SHTËPI E VJETËR U BËRA
Nga PABLO NERUDA

E Martë, 10.28.2014, 06:45pm (GMT1)


Si një shtëpi e vjetër u bëra
me gozhdë e vrima plot, se
vetes i mërzitet vetja,
si një kostum tepër i arnuar,
që lakuriq do dalë kur bie shi,
si ai njeri që pret të laget nga uji i bekuar,
nga era e parë, e s'e arrin dot
deri sa mbrin te pusi i vetes së vet,
te shqetësimi i vockël sa një grimë
nëse qe vërtet, nëse di se si
të flasë a të paguajë, të marrë hua a zbulojë
se sa i rëndësishëm jam unë
nëse do më pranojë apo jo
toka që një emër bime ka
në theatrin e saj të zi si nata.

Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.