VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KIRENARINga FAN NOLI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KIRENARI
Nga FAN NOLI

E Enjte, 10.30.2014, 12:26pm (GMT+1)


Ç'deshe ti, mor, në Kalvar,
O qyqar, o Kirenar!
Del me poçen për sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.


Rent nëpër kallaballëk,
Se ç'po ngjan s'merr vesh as gëk,
Je i pir' e s'mban dot anë
Për çlironjës a tiranë.


Nëpër pluhër dhe shamatë
Turren burrat, çirren gratë
Turm' e ndezur, e tërbuar,
Krishtin për të kryqësuar.


"Mir' e gjeti, the, sarafi,
Se ashtu ia desh qylafi,
Se po çvishte vegjëlinë
Me uzurën dhe vergjinë".


Po kur pe që u-gënjeve,
Kryqësimin s'e pëlqeve.
Kirenar, se ç'the një fjalë:
"Mos e vrisni këtë djalë!


Daleni, the, mor aman-ni,
Oratorin mos e ngani,
Si politikan flet n'erë.
Po s'e bën më tjatër herë!"


Fare bukur e fillove
Po më kot i këshillove,
Se katilët s'të sajdisnin,
Si pjanik të qesëndisnin.


Dhe kur pe këto havaze
Një dolli me verë zbraze
Për të mbytur mallëngjimin,
Për të shuar hidhërimin.


Po dollia të tronditi
Dhe mi Krishtin të vërviti,
Të tre Kryqet i përfshive
Dhe për-dhe të gjith'i shtrive.


Ç'ngjau pasandaj s'kuptove
Kryqin gjer sa e zaptove
Dhe si Krisht u-kapardise
Dhe në djers' u-batërdise.


Ç'vete shtrëmbër në Kalvar
0 qyqar, o Kirenar!
Se ç'përmbysesh, kamçikohesh,
Rrihesh, ngrihesh, çdehesh, zgjohesh.


Krishtin me habi pyet:
"Nga më krisi ky tërmet?
Pse pa faj po më mundojnë,
Kryqn' e huaj ç'm'a ngarkojnë?"


Krishti po të ngushëllon,
Dhe durim të këshillon:
"Mos kij dert, se u-bekove,
Me dolli lavdi fitove!


Mos kij dert, mor Kirenar,
Ta bën këngën një Shqiptar!"
"Po ku është Shqipëria?"
"Tek ndes vetë Perëndia!"


Bëj gajret, mor Kirenar,
Drejt përpjetë në Kalvar!
Për paradën që bën ti
Çdo besnik të ka zili.

FAN NOLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SILLEM VONË ME MAKINË TË POSTOJ NJË LETËRNga ROBERT BLY (10.30.2014)
KËTU S'DO JEMNga DRITËRO AGOLLI (10.29.2014)
NJË TIGËR TEK VDISTE - PO DËNESTE PËR UJËNga EMILY DICKINSON (10.29.2014)
SI NJË SHTËPI E VJETËR U BËRANga PABLO NERUDA (10.28.2014)
GËZIMI I FITORESNga NAMIK SELMANI (10.28.2014)
ZOGJTËNga VASIL DEDE (10.27.2014)
KUR NJË ZË I URUARNga ADEM ZAPLLUZHA (10.27.2014)
LIRIANga YIANNIS RITSOS (10.24.2014)
KAFSHËTNga MILLER WILLIAMS (10.24.2014)
I DBUEMINga GJERGJ FISHTA (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]