VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DASHURI TOKËSORE
Nga DRITA LUSHI

E Shtunë, 11.01.2014, 09:22am (GMT1)


S'dua të jem zot për ty, i dashur.
As ti s'dëshiron të jesh zoti im, e di.
Dua të jem thjesht
dashuria e paqja jote,
butësia e ditëve,
ëmbëlsia e fjalëve,
ëndrra e mbrëmjeve.
Dua të dëgjoj rrahjet e zemrës tënde,
kur kokën të t' mbështes në gjoks.
Kaq pak dua të jem për ty.
Kaq shumë dua të jesh për mua.
Le t'i lëmë Zotat në qiejt e tyre.
Le të dashurohemi njerëzisht
në Tokën tonë.

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.