VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LETRAT E VDEKJES
Nga NAMIK SELMANI

E Shtunë, 11.01.2014, 05:58pm (GMT1)



Ndalemi në shtylla, në mure, në tabela nekrologjish
Shohim fytyra të qeshura, të nxjerra me ngut nga arkiva
Një ditë, një orë varrimi dhe ca shirita të zinj
Një hap i menduar që mbetet jetim te rrugica

Një ah i pashqiptuar si pumb i nxehtë, panxjerrë
Nj sy që ul qepallat e lodhura si të ishte mjegull mali
Një heshtje që gjoksin e gulshuar ta mbështjell
Një ditë që mbetet në kujtesë si shi i rrëmbyer behari

Dhe prapë ndërrohen në shtyllë letrat ditëve dhe netëve
Të trerë emra, të tjera orare, në ditë me vapë dhe shi
Ata ndërrohen atje si udhëtarë a si ushtarë zyrtarë të një beteje
Mbeten në një ditar që një ditë jeta e ka bërë shkrumb dhe hi

Dhe ne, këmbëpalodhurit, ballëdjersiturit vrapues pas parasë
Llogarisim ditë, aventurat, pse jo dhe një kafshatë të mbetur
Ditët ecin, në shtyllë një ditë koha e klithmuar dhe e heshtur ndal;
Me pengjet e pathëna si fluturzat e borës që bie si bulë e tretur

28 tetor 2014
NAMIK SELMANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.