TË YJTAT THEKË GJER PËRDHE Nga THANI NAQO
E Martë, 11.04.2014, 08:43am (GMT+1)
Mbeti pa korrur ngastra e fundit, Durimi m'u sos. Lermëni të fle. Sa i butë, ky dyshek, me Kashtën e Kumtrit, Të yjtat thekë gjer përdhe!
Mbeti pa prerë tumba me ferra, Lermëni të fle. S'kam më durim. Edhe ëndërr në pafsha, me hithra e gjemba, Kosën e saj e mpreh me limë.
Pse po vonon mikesh' e fundit?!... Durimi m'u sos. Tani do të fle. Sa i gjërë, ky dyshek, me Kashtën e Kumtrit, Të yjtat thekë gjer përdhe!
THANI NAQO
|