VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIRËSIA
Nga DRITA LUSHI

E Premte, 11.07.2014, 09:24pm (GMT1)


Unë e pashë!
Mbrëmë Ajo
këputi zinxhirët e dyshimeve,
të brengave,
të hamendjeve
e të vuajtjeve.
Po, po!
Besomëni ç'po ju them!
Mbrëmë Ajo,
ia thau lotët vuajtes
ndër sytë e njerëzve
e buzeqeshjen çeli
në qiellin e tyre...
Unë e pashë Atë!
Ajo mori përdore dy fëmijë
ulur në trotuar,
dhe atë të moshuarin rrudhëshumë
me dorën grusht nën mjekër.
Ish në të perënduar ...
Besomëni ç'ju them!
Ajo erdhi...!
E njerëzit, më lehtë frymuan.
Ajo erdhi!
Retë u shpërndanë
nga sytë këmbët,
u gremisën, vrapuan...
Ajo nuk puthi njeri,
prandaj ndoshta ju nuk ndjetë asgjë.
Ajo puthi tokën, ajrin dhe qiellin...
Unë e pashë atë puthje Mirësie dhe Paqeje
E ndjeva në ajrin tim.
Besomëni ç'po ju them!
Prandaj dita sot është më e bardhë
prandaj...!

DRITA LUSHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.