VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOHË MË VONË
Nga DRITËRO AGOLLI

E Shtunë, 11.08.2014, 11:50am (GMT1)



Kohë më vonë e ndofta më shumë,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,- që s'patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s'e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë

Dhe shkruaja librin e fundit
Të vështirin, korrigjuar radhë më radhë.-
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.
DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.